Aktualitet

5 Qershor 2021, 09:58 Nga DOSJA

TIRANË– Bashkëshortja e Mexhit Picarit, autorit të vrasjes së Kudret Saliajt ka dhënë deklaratë për mediat në lidhje me krimin që u krye ditën e djeshme. Me lot në sy, ajo është shprehur se Kudreti e ka dhunuar disa herë vajzën e saj (Dhurata Saliajn), madje ka treguar se një herë e ka mbyllur në kasolle. Ajo është shprehur se vajzën e ka dhunuar dhe në 2 tetor, në fabrikën ku Dhurata ka punuar.

Në mes të dëshpërimit, Manushaqja tregoi se në disa raste e bija ishte dhunuar prej Saliajt, dhe ajo nuk donte që ti jepte divorcin ish-burrit pasi nuk donte që fëmijët të qëndronin me të.

‘Na ka rënë në qafë përherë, na ka dhunuar si familje, e përzuri vajzën për çështje xhelozie, e çoi atjë në mal donte që ta groposte. Vajzën e arrestuan gjoja për dhunë në familje. I thashë që e doja si djalin tim, e ka kërcënuar dje vajzën megjithë gocën, burri im nuk ka pasur armë.Më ka marrë dje policia dhe më pas kanë bërë kontroll në banesë, vetëm kam ditur që vajza ka pasur divorcin, dhe i kam thënë që të mos ia jepte. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. Pse të bëjë vajza burg? Në rajonin numër 4 nuk na merrnin dëshminë. Gocën e kanë rrahur dhjetë veta, i kanë thyer brinjët, para ca kohësh na tregoi vajza që e kishin rrahur. Burri ishte dy metra, si mund ta rrihte vajza ime atë? Vajza nuk ka pranuar që ti jepte divorcin, ne punojmë tre turne, e di e gjithë lagja, kam punuar gjithë jetën, dhe në ka futur dhëndri në hasmëri.E çoi vajzën në një kasolle në mal, dhe vajza kishte frikë se mos e vriste, na erdhi dhe te lokali dhe donte të na shtypte me kamion.’- u shpreh ajo.

‘Ja bëra të qartë Kudretit’/ DËSHMIA e Dhurata Saliajt: Ika në Gjykatë me babain, doja të takoja djalin! Hetuesit: Ajo sinjalizoi Mexhit Picarin të futej në lokal, kishte rolin e informueses

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet manushaqe picari vritet kudret saliaj manushaqe picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 09:27

KURBIN-Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar i identifikuar si Bledar Nezha, i cili akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së.30-vjeç...