Aktualitet

Bënte rolin e informatores që i ati të qëllonte ish-burrin/ Mexhit Picari mori ‘sinjalin’ nga vajza që të futej brenda

5 Qershor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Bënte rolin e informatores që i ati të qëllonte ish-burrin/

TIRANË–Dhurata Saliaj dyshohet se ka qënë personi që ka lajmëruar babain e saj për tu futur në lokal, dhe për të qëlluar ndaj ish-bashkëshortit të saj. Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj, Mexhit Picari mbi lëvizjet e viktimës.

Rezulton sipas policisë, se vajza ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj.

Në dëshminë e saj përballë hetuesve ajo është shprehur se është kërcënuar disa herë nga ish-bashkëshorti. Ndër të tjera, ajo nuk e ka mohuar se ka kërkuar që në Gjykatë, ditën e djeshme të ishte i pranishëm dhe babai i saj.

Kudret Saliaj u qëllua mesditën e djeshme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.

‘Ja bëra të qartë Kudretit’/ Zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt: Ika në Gjykatë me babain, doja të takoja djalin, aty ndodhi ngjarja. Para 3 ditësh ai më erdhi në shtëpi

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj mexhit picari dhurata saliaj mexhit picari

Sondazh

Poll