KURBIN-Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar i identifikuar si Bledar Nezha, i cili akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së.
30-vjeçarit i janë sekuestruar 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit, në fushën e vjedhjes së banesave.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Njoftimi i policisë:
Kurbin-Finalizohet operacioni policor “Aksesorët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së sendeve me vlerë. Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me mbeshtetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi disamujor. Sekuestrohen 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në disa vende të BE-së. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara për një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin “Aksesorët”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit B. N., 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit) Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
(a.b/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË–Dhurata Saliaj dyshohet se ka qënë personi që ka lajmëruar babain e saj për tu futur në lokal, dhe për të qëlluar ndaj ish-bashkëshortit të saj. Het...
TIRANË– Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi qëlloi për vdekje me 8 plumba drejt, ish-dhëndrit, Kudret Saliajt, ë...
HIMARË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.Policia bën me dije se të ndaluarit janë...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 pronarë biznesesh, pasi kanë zaptuar hapsirat publike dhe ndërtuan pa leje në plazhin e Durrësit.Në pranga k...
FIER-Zjarri i cili ra ditën e djrshme në Pyjet e fshatit Drenië të Patosit ka ‘zaptuar’ afërsisht një sipërfaqe prej 4 hektarësh dhe shuaraj e tij u bë e mundur...
FIER– Një aksident i rëndë është rregjistruar mëngjesin e sotëm në Fier. Një autoshkollë, tip ‘Benz’ ka përplasur nënë e bijë. Mjeti po parakalonte në mënyrë të...
TIRANË- 5 qershori njihet si Dita Botërore e Mjedisit e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.Këtë vit, tema e Ditës Botërore t...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e autobusit që u aksidentua mbrëmjen e djeshme. Ata bëjnë të ditur se ishte shoferi, Dritan Pasha ai i cili b...