Politike

Berisha tregon akuzën e rëndë nga Banka Botërore: Flisnin për korrupsion, erdhi vetë zv/presidenti dhe më kërkoi falje

4 Qershor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Berisha tregon akuzën e rëndë nga Banka Botërore: Flisnin

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se e vetmja akuzë që ka rënduar mbi të është ajo e Bankës Botërore.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Berisha tha se iu ngrit një akuzë pas grumbullimit të materialeve nga organizatat e Soros, por që vetë zv/Presidenti i kërkoi falje më vonë. 

“Çfarë ndodhi? Sali Berisha ishte për tetë vite pa asnjë funksion, përveçse deputet. Edhe sot unë nuk jam…jam një person privat, pra, kur në tetë vite qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ngriti asnjë akuzë….unë kam pasur vetëm një akuzë Arian Çani, dhe atë e bëri Banka Botërore për shkak të një trillimi që bënë organizatat e Sorosit. Në atë kohë u fol dhe akuzua qeveria për një studim në Jon, që linte hapësirë për korrupsion. Kjo çfarë solli? Akuza u bë në fund të vitit 2008, në vitin 2010 erdhi vetë zëvendës Presidenti i Bankës Botërore dhe më kërkoi falje, doli në krah të Berishës dhe deklaroi se asgjë nga ato që janë thënë, nuk kishte fare lidhje me qeverinë,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll