13 QERSHORI! Berisha: Nuk përzihem fare, po të doja do kisha shkuar në mbledhje, u çudita që i mbajtën kaq shpejt
4 Qershor 2021, 20:52Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjet që do të bëhen më 13 qershor për kryetarin e ri të bluve.
I ftuar në “Zonë e lirë”, Berisha tha se ai po të donte të pyetej d otë shkonte në mbledhje, por nuk e kishte bërë këtë gjë. E vetmja gjë që tha ish-kryeministri, ishte se ishte habitur kur kishte mësuar se zgjedhjet do të zhvilloheshin kaq shpejt.
Pjesë nga biseda:
ARIAN ÇANI: Kush mendon se do fitojë më 13 qershor?
SALI BERISHA: Asnjë përzierje në këtë garë, më vjen mirë që është garë. Nëse partia tjetër s’bën kurrë garë. Është në traditën më të konsoliduar të monizmit, kjo parti megjithë vërejtjet. Po jo të përsosura, por zgjedhje bën.
ARIAN ÇANI: A duhet të ikte Basha?
SALI BERISHA: Në prag të zgjedhjeve në parti i vë vetes censurë të plotë. Kur të vij herën tjetër do them të gjitha mendimet e mia. Nuk flas asnjë fjalë. Më datën 13 përfundon. U çudita pse u vendos kaq shpejt. Por çudia ishte se ishte edhe këta që donin dorëheqjen e Bashës, edhe ata që ishin pro Bashës. Ranë në ujdi për datën 13 qershor. Unë mbeta i çuditur. Unë po të doja me u pyet, shkoja në mbledhje. S’mund t’u thoja kujt pse nuk më pyete. Unë isha i ftuar për mbledhje. U bë mbledhja e Kryesisë dhe u morën vesh. Të drejtë morale që të bëj oponencë nuk bëj.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se faturën e avokatit francez që do ta mbrojë përballë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të arrestohet, si dhe të leojë të arrestohen edhe fëmijët e tij, nëse kanë ndon...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një studio televizive pak javë pas u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pranish...
TIRANË- Gazetarët që raportojnë nga Kuvendi i Shqipërisë u njoftuan të premten më 4 qershor se Byroja e Kuvendit ka vendosur të mbyllë aksesin e gazetarëve...
HOLANDË– Qeveria holandeze ka vendosur si kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, hetimin e krimeve zgjedhore. Në raportin e dërguar Parla...
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca pritet të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Kosovës.Në vizitën e parë, ai ka zgjedhur që të v...