Politike

A do tërhiqeni nga PD-ja nëse ju kërkohet? Berisha shmanget: Unë po mbroj një të vërtetë, me gëzim s’e kam marrë por

4 Qershor 2021, 20:58 Nga DOSJA
A do tërhiqeni nga PD-ja nëse ju kërkohet? Berisha shmanget:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është përgjigjur kur është pyetur se çfarë do të bënte nëse do t’i kërkonin të tërhiqej nga Partia Demokratike, deri në momentin që të mbyllte çështjen e tij me Antony Blinken.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Berisha tha vetëm se ai po bën një betejë për të mbrojtur të drejtën e tij dhe se nuk përse të tërhiqet.

Pjesë nga biseda:

Arian Curri: Nëse të kërkon të tërhiqeni derisa të mbyllet kjo çështje, çfarë do bëni?

Sali Berisha: PD-ja ka dy parime, të drejtat e njeriut dhe interesin kombëtar, Nëse i shkel këto të dyja, unë do hyj të luftoj…

Arian Curri: Pra po ju kërkuan që të largoheni, ju nuk largoheni?

Sali Berisha: Unë? Unë po mbroj një të vërtetë….po ç’kujton ti se…Unë po e mbroj me një pasion. Ti mund të çuditesh, me gëzim nuk e kam marrë, por i prekur thellësisht nuk jam. Një njeri i lirë nuk preket thellësisht nga gjëra materiale. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arian curri sali berisha arian curri sali berisha

Sondazh

Poll