Politike

Do largohet nga Shqipëria? Berisha: Absolutisht jo! Kush ikën është fajtor, njësoj si Gruevski

4 Qershor 2021, 20:01 Nga DOSJA
Do largohet nga Shqipëria? Berisha: Absolutisht jo! Kush ikën

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar kategorikisht largimin e tij nga Shqipëria, edhe në një rast kur SPAK do të hapte çështje për të.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Berisha tha se vetëm një fajtor arratiset, duke përmendur këtu edhe Nikolla Gruevskin.

Pjesë nga Biseda:

Arian Çani: Nëse të thërret SPAK…

Sali Berisha: Lë të më thërrasë 1000 herë.

Arian Çani: Do paraqitesh?

Sali Berisha: Absolutisht. Kundërshtarët kanë hedhur bomba kundër meje, kanë hedhur breshëri kundër meje. Në 99-ën u mblodhën gazetarët edhe thanë që ky ka përdorur krime kundër njerëzimit. Nëse do gjeni një shkelje ligjore tek unë….nuk e di… Edi Rama ka bërë hetime ditë e natë mbi veprimtarinë time dhe nuk ka gjetur asnjë gjë të vetme. 1000 herë t’i hapin dhe të më hetojnë…

Arian Çani: Nëse do ketë padi penale, a të ka shkuar në mendje të largohesh nga vendi?

Sali Berisha: Kurrë as më ka shkuar në mendje qoftë edhe në një të njëmijtën e sekondës të largohem nga vendi. Unë nuk i pëlqeja disidentët që iknin.

Arian Çani: Rasti Gruevski?

Sali Berisha: Fajtor. Pse do ikësh. Ikja nuk ekziston te unë. Kurrë. Nuk ka imunitet për Sali Bërishën. E kam për nder që kam hequr në vitin 2012 imunitetin për korrupsionin. Nuk ka parashkrim për Sali Berishën.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike nikolla gruevski sali berisha nikolla gruevski sali berisha

Sondazh

Poll