Politike

21 JANARI/ Berisha flet për serverin: Në kryeministri ka një dhomë që e mban siguria, s’ishin në varësinë time. Edhe u

4 Qershor 2021, 20:12 Nga DOSJA
21 JANARI/ Berisha flet për serverin: Në kryeministri ka një

TIRANË– Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka komentuar rihapjen e dosjes së 21-Janarit. I ftuar në “Zonë e lirë”, Berisha tha se serveri i kryeministrisë nuk ka asnjë lidhje me të.

Berisha tha se çdo godinë qeveritare ka një dhomë sigurie, por që nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin. Madje ai shtoi se edhe ushtria ishte me ligj nën varësinë e Presidentit. 

“Serveri i kryeministrisë nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka asnjë lidhje. Askush nga ata që merren me të, nuk kanë asnjë administrim nga kryeministri. IT-në e kanë thirrur ata dhe i kanë bërë hetim. Ka dalë krejtësisht i pafajshëm. Dalim te server. Në çdo godinë qeveritare ka një dhomë që e mban siguria dhe aty s’ka punë askush tjetër përveç atyre. Edhe 10 dosje të hapin, nuk kam asnjë lidhje. Ka qenë një koleg i juaji që kalonte nga studioja në studioja duke mashtruar dhe duke thënë se kishte të dhëna të sigurta se Berisha ka pasur dijeni. U faktua që Berisha nuk kishte asnjë lidhje. Ushtria kishte një ligj që e shkëpuste nga Kryeministria, gjithçka ishte në varësi të Presidentit. Unë u thashë këtë gjë, por një koleg i juaji thoshte se ka prova. Asnjë lidhje, asnjë provë nuk kishte,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll