Afër mesnatës! Rama shkon në rezidencën amerikane, takohet me Yuri Kim
4 Qershor 2021, 21:00Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Mësohet se ndërkohë që po afron mesnata, Kreu i Qeverisë ndodhet në rezidencën Amerikane, aty ku po zhvillon një bisedë me të deleguarën e SHBA-ve.
Të dy janë mbyllur prej një ore në rezidencë, ndërkohë që arsyeja e kësaj mbledhjeje nuk dihet ende. Takimi i Ramës me ambasadoren Kim vjen pas vizitës dy ditore që Kreu i Qeverisë pati në Turqi, aty ku zhvilloi takime me politikanë e biznesmenë të vendit në lidhje me projektet që pret të bëjë në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka pasur mjaft zhvillime ditët e fundit. Krimi nuk ndalet, pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dhe javën që vjen pritet që të diskutohet në Kuvend shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Me siguri, këto janë temat që Rama dhe Kim kanë mbi tavolinë këtë mbrëmje të vonë.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ai nuk ka nevojë që ta mbrojë dikush sepse është i zoti dhe mbrohet vetë. I pyetur në lidhje ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjet që do të bëhen më 13 qershor pë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se faturën e avokatit francez që do ta mbrojë përballë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të arrestohet, si dhe të leojë të arrestohen edhe fëmijët e tij, nëse kanë ndon...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në një studio televizive pak javë pas u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pranish...