Politike

“A e kalon dot oqeanin”?” Përballet sërish me fjalët e Ramës, Berisha: Nuk dija gjë në atë kohë, kur mora vesh teo

4 Qershor 2021, 19:29 Nga DOSJA
“A e kalon dot oqeanin”?” Përballet sërish me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur sërish me fjalët e thëna nga kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë. I ftuar në “Zonë e lirë”, Berishës iu paraqit videoja ku Rama dëgjohej ta pyeste nëse e kalonte Oqeanin.

Vetë Berisha tha se realisht në atë kohë nuk kishte dijeni për planet apo faktin se do të shpallej non-grata nga SHBA-të. Por, ai shtoi se më vonë është interesuar dhe kur ka marrë vesh se  akuzohej se kishte bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane, konkretisht kishte dalë kundër planit të ndryshimit të kufijve të Kosovës, kishte qeshur. 

“Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush. Por kur interesova kam marrë vesh se isha future në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane. Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thacit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA.

Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll