Aktualitet

Arrestimi i Dhurata Saliajt, policia: Është bashkëpunëtore në vrasjen e të shoqit dhe në plagosjen e avokatit

4 Qershor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Arrestimi i Dhurata Saliajt, policia: Është bashkëpunëtore

TIRANË– Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e Dhurata Saliajt, gruas së Kudret Saliajt që u vra sot nga babai i saj, Mexhit Picari. Në njoftim thuhet se e reja, 33-vjeç, akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e Kudret Saliajt, ngjarje ku mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cama. 

Dhurata Saliaj akuzohet për veprat penale:“Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë Tiranë. Vihet në pranga bashkëpuntorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C. Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases: DH. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll