Aktualitet

“Baba, o baba!” I vranë të atin para syve, djali i Kudret Saliajt donte të kthehej sërish në lokal, dëshmitarët trego

4 Qershor 2021, 16:15 Nga DOSJA
“Baba, o baba!” I vranë të atin para syve, djali i Kudret

TIRANË– Djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti u vra mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiiranës, ka parë të gjithë skenën. Ai ka qenë ulur në tavolinë bashkë me të atin në momentin që gjyshi i tij, tashmë në pranga, Mexhit Picari është afruar me armë zjarri dhe ka qëlluar për vdekje Kudret Saliajn.

Djali i mitur është nxjerrë nga lokali ku ka ndodhur vrasja jashtë ambienteve, por ai ka kërkuar që të futej sërish Brenda. Dëshmitarët tregojnë se i mitur thërriste me të madhe: Baba, o baba!

Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll