Aktualitet

Vrasja që tronditi Tiranën, policia lëshon urdhër-arrest për Dhurata Saliajn, gruan e viktimës

4 Qershor 2021, 18:53 Nga DOSJA
Vrasja që tronditi Tiranën, policia lëshon urdhër-arrest

TIRANË– Policia e Tiranës sapo ka lëshouar një urdhër-arrest për ish-gruan e viktimës, Kudret Saliaj, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës. Mësohet se kërkohet që të arrestohet Dhurata Saliaj, pasi akuzohet për bashkëpunim në krim.

Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte.

Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari dhurata saliaj kudret saliaj mexhit picari

Sondazh

Poll