Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, nëna e tij: Urdhri erdhi nga burgu

4 Qershor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Vrasja e shqiptarit në Greqi, nëna e tij: Urdhri erdhi nga burgu

GREQI- Nëna e shqiptarit të vrarë para një jave në Greqi, ka deklaruar se urdhri për ekzekutimin e tij ka ardhur nga burgu. Star.gr shkruan se sipas nënës së tij, 32-vjeçari ishte i përfshirë në grupe kriminale, nga të cilat donte të largohej. Ajo ka thënë se djali i saj ishte pjesë e një bande që vepronte në vitet 2008-2009, vit i cili filluan edhe përplasjet mes grupeve kriminale. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk e di se kush qendron pas vrasjes së djalit të saj, por që është e sigurtë që vrasësit e kanë dhënë urdhrin nga burgu.

“Urdhri erdhi nga brenda dhe ata vranë djalin tim. E gjithë historia ishte brenda burgut. Tre herë Arisi u plagos, urdhri ishte nga brenda burgut, sepse Aris donte të largohej. Unë nuk dua të merrem më me ju. Mbaroi. Dhe ata e vranë. Le të kalben në burg këta njerëz që kanë vrarë kaq shumë njerëz. Të gjithë miqtë e djalit tim janë vrarë që nga viti 2009. Ai mund të tregonte, kështu që ata e vranë. Nuk e di kush fshihet pas vrasjes së fëmijës tim. Vrasësit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Vetëm policia i di të gjitha këto”, tha nëna e tij.

Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e së shtunës sw kaluar në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës. Shqiptari i njohur si “Mili” u bashkua në radhët e mafies shqiptare shumë vite më parë, ndërsa në artikull ngrihen dyshime edhe për armikun e 34-vjeçarit që u vra dje, ndaj të cilit ishin organziuar gjithsej plot 3 atentate.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aris papas vritet aristides pappas aris papas vritet aristides pappas

Sondazh

Poll