Aktualitet

Vrau dhëndrin në lokal, zbardhet DËSHMIA e Mexhit Picarit: Kudreti na kërcënonte, e qëllova se ofendoi vajzën

4 Qershor 2021, 18:28 Nga DOSJA
Vrau dhëndrin në lokal, zbardhet DËSHMIA e Mexhit Picarit:

TIRANË– Mexhit Picari, i cili vrau sot dhëndrrin në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ka rrëfyer se viktima, Kudret Saliaj, i kërcënonte të gjithë si familje. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, disa orë pas arrestimit, Picari ka treguar dhe kronologjinë e ditës së sotme, kur ndodhi dhe krimi i rëndë.

Ai është shprehur se sot ka dalë nga shtëpia për të përcjellë vajzën e tij për në seancën gjyqësore, por në hyrje është përballur me Kudret Saliajn. Ai shton më tej se Saliaj i ka ofenduar vajzën dhe se për këtë arsye ai e ka qëlluar, duke e lënë të vdekur.

“Me Kudretin kishim konflikte prej muajsh. Pasi u nda nga vajza, Kudreti na kërcënonte. Kudreti vinte herë pas here në shtëpi dhe tek bizneset tona. Pas kërcënimeve të shumta, fillova të mbaja dhe armën me vete. Sot shkova të shoqëroja vajzën për në Gjykatë. Para seancës u përballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzën time, prandaj e qëllova. Më pas, hodha armën dhe u largova. Jam larguar në drejtim të Unazës së Re, tek shtëpia e motrës,”- ka thënë Picari.

Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mexhit picari vritet kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll