Aktualitet

RENEA gjen në Lanë armën me të cilën Mexhit Picari vrau dhëndrrin

4 Qershor 2021, 16:18 Nga DOSJA
RENEA gjen në Lanë armën me të cilën Mexhit Picari vrau

TIRANË– Forcat RENEA kanë gjetur në Lanë armën me të cilën Mexhit Picari vrau dhëndrrin e tij, Kudret Saliaj, ngjarje që tronditi Tiranën mesditën e sotme. Top-Channel ka publikuar fotot ku shihet momenti i gjetjes së armës së krimit.

Picari e kishte armën pa leje. Tashmë pistoleta do të jetë në duart e kriminalistikës për hetime të mëtejshme.

Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll