Bota

Skandali i abuzimeve të fëmijëve në Kishë, Kardianali gjerman i dorëzon dorëheqjen Papës: Marr plotësisht përgjegjësi

4 Qershor 2021, 20:12 Nga DOSJA
Skandali i abuzimeve të fëmijëve në Kishë, Kardianali

GJERMANI- Kardinali Reinhard Mark, një figurë udhëheqëse në Kishën Katolike Romake të Gjermanisë dhe një anëtar i këshillit të Papa Françeskut, ka dhënë dorëheqjen e tij, pas skandalit se priftërinjtë abuzojnë me fëmijet. NY Times shkruan se duke folur para mediave jashtë zyrave të Kryepeshkopatës së Mynihut dhe Freising, kardinali, tha se ai e kishte konsideruar vendimin për dorëheqjen për muaj me radhë. Pasi kaloi javët para Pashkëve me lutje dhe reflektim, ai i shkroi një letër Papës, duke kërkuar që të lirohej nga detyrat e tij.

E rëndësishme për mua është që të ndaj përgjegjësinë për katastrofën e abuzimit seksual nga zyrtarët e kishës gjatë dekadave të fundit. Unë besoj se një mundësi për të shprehur gatishmërimë për të marrë përgjegjësi mbi ngjarjen është dorëheqja ime. Duke vepruar kështu, unë mund të jem në gjendje të dërgoj një sinjal personal për një fillim të ri, për një zgjim të ri të kishës, jo vetëm në Gjermani. Unë do të doja të tregoja se nuk është institucioni që qëndron në plan të parë, por misioni i Ungjillit. Prandaj, unë kërkoj fuqimisht që të pranoni këtë dorëheqje”, shkroi Mark.

Në vitin 2010, doli që në kohën e Ratzinger si kryepeshkop atje, një prift i cili kishte marrë terapi pas akuzave për keqtrajtim të fëmijëve u lejua të vazhdonte të punonte me ta, ku ai bëri i abuzoi ata më tej. Kardinali Marks u shpreh se këto akuza janë shumë të rënda, por vazhdoi të mbrojë integritetin e përgjithshëm të kishës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota papa françesku reinhard mark papa françesku reinhard mark

Sondazh

Poll