Bota

Shqiptari bën lëmsh parlamentin grek! Lirimi nga burgu i Neri Mustës 10 vite para kryerjes së dënimit, forcon krimet e një

4 Qershor 2021, 19:30 Nga DOSJA
Shqiptari bën lëmsh parlamentin grek! Lirimi nga burgu i Neri

GREQI-Krimet e njëpasnjëshme në Greqi kanë tronditur popullin grek kohët e fundit dhe kjo gjë ka bërë që në parlamentin grek të ngjallen tensione e debate në lidhje me sigurinë në vend ku u përmend edhe një shqiptar i cili u lirua nga burgu 10 vite para kryerjes së dënimit e më pas grabiti bankën dhe qëlloi policët.

Mediat greke raportojnë se Ministri i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis, akuzoi qeverinë e majtë të SYRIZA-s që ishte në pushtet për miratimin e ligjit të njohur si “Paraskevopoulos” që çoi në lirimin e 117 kriminelëve, me synimin për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve dhe dhënien e lirisë së parakohshme të të dënuarve që shfaqnin probleme shëndetësore.

Ndër kriminelët e përmendur ishte edhe shqiptari Neri Musta, i cili në vitin 2015 u dënua me 14.5 vjet burg, me akuzën e bashkëpunimit në dy vrasje bashkë me Mond Bajramin, por bëri vetëm katër vite e gjysmë pasi përfitoi nga ligji i sipërpërmendur i qeverisë Tsipras.

Rritjen e kriminalitetit ministri grek e lidhi pikërisht me faktin se 20 ditë pas lirimit nga burgu, Musta u përfshi në një grabitje banke në Parga dhe arriti t’i shpëtonte paq policisë. Më 8 shkurt 2020 policia u organizua për arrestimin e tre kriminelëve shqiptarë që kishin kryer grabitje në Kalamata, Parga dhe disa qytete të tjera. Policia u përpoq t’i kapte në Korint, por shqiptarët bënë rezistencë dhe qëlluan me armë në drejtim të efektivëve.

Nga shkëmbimi i zjarrit, dy nga shqiptarët u plagosën, dhe vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtonte dhe ende është i lirë, pikërisht Neri Musta

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi krimet ne greqi neri musta greqi krimet ne greqi neri musta

Sondazh

Poll