Aktualitet

Vrasja e Alket Muhajt, lirohen nga burgu dy të akuzuarit

4 Qershor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Vrasja e Alket Muhajt, lirohen nga burgu dy të akuzuarit

GJIROKASTËR– Babë e bir, Et’hem dhe Dino Muhaj, janë liruar nga qelia tre vite pas arrestimit të tyre pasi u akuzuan për vrasjen e Alket Muhajt, ngjarje e ndodhur më 8 Shtator të vitit 2018.

Mësohet se Gjykata e Apelit ka vendosur që të lirojë dy të akuzuarit, me argumentin se nuk ka prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje. Gjyqi ndaj Et’hem dhe Dino Muhajt zhvillohej në Gjykatën e Gjirokastrës.

Et’hem dhe Dino Muhaj u vunë në pranga që në vitin 2018, pas vrasjes së 43-vjeçarit. Alket Muhaj u gjet i vrarë me plumb në kokë në fshatin Rabije. Dyshimet kryesore ishin se Alket Muhaj u vra për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie.

Një tjetër pistë mbi vrasjen e Alket Muhajt ishte edhe ajo e dekonspirimit. Dyshohet se trafikantë që mbillnin kanabis në zonë dyshonin se Muhaj informonte policinë mbi parcelat e drogës që mbilleshin në zonë. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alket muhaj dine muhaj et'hem muhaj alket muhaj dine muhaj et'hem muhaj

Sondazh

Poll