U plagos në momentin që u vra Kudret Saliaj, avokati Adriatik Cama ka një plagë pranë gjoksit, pritet t’i nënshtrohet op
4 Qershor 2021, 13:24Nga DOSJA
TIRANË– Avokati Adriatik Cama i cili u plagos nga Mexhit Picari, në momentin që ky i fundit qëlloi për vdekje ish-dhëndrrin e tij Kudret Saliajn, ndodhet në gjendje stabël. Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë me dije se avokati për momentin po bën analizat, ndërsa pritet t’i nënshtrohet operacionit, pasi ka një plagë në pjesën e gjoksit.
“Avokati pritet t’i nënshtrohet operacionit. Ka një plagë në pjesën e gjoksit. Ka një plumb në gjoks akoma dhe ndaj do të kryejë të gjitha analizat. Ka disa mjekë në sallë që kryejnë ekzaminime dhe pas kësaj, do kemi informacion më të saktë për avokatin. Gjendja e Adriatik Camës është stabël,”- tha Skëndaj për News24.
Kudret Salija u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Një zyrtar i Bashkisë së Fierit është arrestuar ditën e sotme nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet për “Korrupsionit pa...
TIRANË– Të hënën, më datë 7 qershor është caktuar mbajtja e seancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleida Kapedani. Pak d...
Aktualitet 4 Qershor 2021, 13:11
TIRANË– Policia e Tiranës ka mbërritur në shtëpinë e Mexhit Picarit, 52-vjeçarit që vrau sot ish-dhëndrrin e tij. Balkanweb ka publikuar dhe foto ng...
TIRANË– Vrasja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, ka ardhur pas një konflikti të hershëm n...
SARANDË– Një punëtor 58-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë në Butrint mesditën e somte dhe dyshohet se ka mbetur i plagosur pas një incidenti.M...
TIRANË– Dy turistët e huaj, të cilët kishin humbur kontaktet prej dy ditësh në Theth janë gjetur. Pas dy ditësh, policia ka mundur që të gjejë se ku ...
TIRANË– Vrasja e Kudret Saliaj tronditi ditën e sotme kryeqytetin. Ishte Mexhit Picari ai i cili qëlloi me 8 plumba ndaj ish-dhëndrit të tij.Viktima në mom...
TIRANË– Kudret Saliaj u vra paraditen e sotme nga vjehrri i tij, ish-polici privat Mexhit Picari. Teksa autori po largohej nga vendi i ngjarjes, autori ka ...
TIRANË– Adriatik Cama është avokati i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Tiranë, teksa ishte ulur në një bar-kafe pranë Gjykatës së Tiranës me viktimën...
TIRANË– Kërkesa për divorc, e depozituar më 9 nëntor të vitit të shkuar, i ka marrë jetën sot Kudret Saliajt. Pas shumë akuzave për tradhëti e dhunë, i riu...