Aktualitet

“Do ta bëj Dhuratën copa-copa”, flasin fqinjët e Mexhit Picarit që vrau sot dhëndrrin: Kudreti do i vriste të bijën

4 Qershor 2021, 14:51 Nga DOSJA
“Do ta bëj Dhuratën copa-copa”, flasin fqinjët e

TIRANË– Fqinjët e Mexhit Picarit kanë deklaruar për mediates konfliktet e çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj që ishin në process divorci, kishin sjellë shumë probleme në familjen Picari dhe jo vetëm. Vetëm pak orë pas krimit të rëndë, fqinjët janë shprehur se Kudret Saliaj, i cili mbeti sot i vrarë i kishte thënë autorit të krimit se të bijën do ia çonte të prerë në copa.

“I kishte thënë Mexhitit do ta bëj copa-copa Dhuratën. Mexhiti ishte shumë keq, në gjendje të rëndë psikologjike prej kohësh,”- thotë një prej fqinjëve.

“Ka thënë se do e vriste Dhuratën, dhe se do shpëtonte prej saj vetëm kur ta vriste,”- tregon një tjetër fqinj.

Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mexhit picari vritet kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2021, 13:11

TIRANË– Policia e Tiranës ka mbërritur në shtëpinë e Mexhit Picarit, 52-vjeçarit që vrau sot ish-dhëndrrin e tij. Balkanweb ka publikuar dhe foto ng...