Aktualitet

Arbër Çekaj kërkon pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendos për ‘fatin’ e tij më 18 qershor

4 Qershor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Arbër Çekaj kërkon pafajësinë, Gjykata e

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë më 18 qershor, në orën 09:30 vendimin përfundimtar ndaj Arbër Çekajt, Armando Pezakut dhe Donaldo Lushajt, cilët akuzohen për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Në seancën e mbajtur ditën e sotme, të pandehurit kërkuan pafajësi, duke mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

Pak muaj më parë, Policia ka sekuestruar në portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij, ndërsa vendi i origjinës ishte i njëjtë; Amerika Latine.

Edhe Selim Çekaj është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa hetimet vijojnë. Disa muaj më parë, Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite. Megjithatë ai e ka apeluar vendimin. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj vendimi per arber cekajn arber cekaj vendimi per arber cekajn

Sondazh

Poll