Aktualitet

Sot u vra nga vjehrri! Kudret Saliaj kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, DËSHMIA pasi u dhunua dhe u qëllua me gurë nga Mexhi

4 Qershor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Sot u vra nga vjehrri! Kudret Saliaj kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje,

TIRANË– Sherri mes Kudret Saliajt, i cili mbeti i vrarë sot dhe autorit të krimit, vjehrrit të tij, Mexhit Picari datonte prej shumë kohësh. Dosja.al ka mësuar se vetëm në dhjetorin e vitit të kaluar është regjistruar një prej episodeve të përpasjeve të tyre të shumta, ngjarje që e kabë rë Saliajn të kërkonte urdhër-mbrojtjeje ndaj vjehrrit të tij.

Mësohet se vetë Kudret Saliaj ka dëshmuar se një ditë të muajit dhjetor ka shkuar tek dyqanet e tij që jep me qira dhe është sulmuar nga vjehrri. Ai shprehet se sapo ka parkuar makinën, në zonën ku ka bizneset, ku edhe vjehrri i tij ka një lokal, ka parë Mexhit Picarin bashkë me të shoqen, Manushaqen që shkonin drejt tij me gurë. Saliaj tregonte më tej se burrë e grua kanë qëlluar me gurë drejt makinës së tij dhe se një prej gurëve ka thyer njërin xham të makinës, duke përfudnuar në hundën dhe krahun e tij.

Pas përplasjes, Saliaj tregonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes për tu drejtuar për në komisariat, aty ku dhe ka ngritur padinë ndaj vjehrrit.

Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj manushaqe picari mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj manushaqe picari mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2021, 13:11

TIRANË– Policia e Tiranës ka mbërritur në shtëpinë e Mexhit Picarit, 52-vjeçarit që vrau sot ish-dhëndrrin e tij. Balkanweb ka publikuar dhe foto ng...