Aktualitet

GJKKO dënon me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve

4 Qershor 2021, 14:26 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve. Radhima u shpall fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe grup të strukturuar kriminal.

Para tre vitesh, Reshat Radhima u arrestua në Itali dhe u ekstradua nga Roma drejt Tiranës pasi kërkohej që prej 2 shkurt 2017. Radhima u kap në përgjime teksa bisdeonte në 2016 me të hetuarin tjetër Taulant Haxhiraj për parcelat me hashash. Gjykata për Krime të Rënda nisi më 15 prill 2019 gjykimin për dosjen ‘Habilaj’.

Pak ditë më parë, GJKKO vendosi dënimin me 37 vite burg në total për katër nga anëtarët e Habilajve, mes tyre dhe kapobandën Moisi Habilaj. Sipas vendimit, Habilaj është shpallur fajtor për tre vepra penale duke u dënuar me 15 vite burg në total, por duke aplikuar nenin 46 të Kodit Penal, është bërë ulja e dënimit me një të tretën dhe përfundimisht, i pandehuri Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burgim. Nezar Seiti, i njohur si financieri i grupit është dënuar në total me 9 vite burg për të njëjtat akuza. Të njëjtin dënim kanë marrë edhe dy anëtarët e tjerë të grupit, Meridian Sula e Fatmir Minaj. Edhe Seiti, Sula e Minaj kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Kush ishte grupi i “Habilajve”?

Grupi “Habilaj” u godit në tetor të vitit 2017. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri. Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. I vetmi nga grupi që ndodhej në Shqipëri ishte Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko denon reshat radhimen reshat radhima gjkko denon reshat radhimen reshat radhima

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2021, 13:11

TIRANË– Policia e Tiranës ka mbërritur në shtëpinë e Mexhit Picarit, 52-vjeçarit që vrau sot ish-dhëndrrin e tij. Balkanweb ka publikuar dhe foto ng...