Aktualitet

Iu merrte para bizneseve përmes presionit për vendosje gjobash, arrestohet punonjësi i Bashkisë në Fier, mbante me vete arm

4 Qershor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Iu merrte para bizneseve përmes presionit për vendosje gjobash,

FIER– Një zyrtar i Bashkisë së Fierit është arrestuar ditën e sotme nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet për “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” si dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë inspektori K. R., pasi dyshohet se ka keqpërdorur kompetencat ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa. Policia i ka sekuestruar atij 32,000 lekë, të dyshuara i produkt i ndërveprimeve korruptive, armë e ftohtë, thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën, si dhe shkop druri artizanal në formën e shkopit të bejzbollit, që përdoret për veprime të dhunshme.

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

Fier – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me prokurorët e SPAK arrestoi në flagrancë shtetasin K.R., 53 vjeç, me detyrë Inspektor i parandalimit në MNZSH pranë Bashkisë Fier.

Ai dyshohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Arrestimi u krye në funksion të procedimit penal nr. 170/2021 i zhvilluar nga SHÇBA, pas një hetimi proaktiv, prej të cilit u administruan të dhëna që implikonin shtetasin K. R. në veprimtari dhe akte korruptive të vazhdueshme ndaj disa subjekte private që ushtronin aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Fier, në fushën e tregëtisë me shumicë.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Nga hetimi disa mujor i SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë SPAK duke aplikuar metoda speciale, u bë e mundur organizimi dhe finalizimi i operacionit “Zjarrfiksi Gjobvënës”, në të cilin u realizua dokumentimi me prova ligjore i ndërveprimit korruptiv të kryer nga punonjësi i MNZSH, Inspektor K.R.

Nga veprimet proceduriale të kryera, u sekuestruan provat materiale:

– 32,000 lekë, e dyshuar si produkt i ndërveprimeve korruptive;

– Armë e ftohtë, thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën, e cila dyshohet se futet në kategorinë e armëve të ftohta pa leje;

– Shkop druri artizanal në formën e shkopit të bejzbollit, që përdoret për veprime të dhunshme.

Shtetasi K.R. i mbante sendet e mësipërme me vete gjatë ushtrimit të detyrës. Materialet proceduriale të përpiluara, i dërgohen për vijimin e hetimeve Prokurorisë SPAK.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bën thirrje të gjithë subjekteve private që janë cënuar apo cënohen nga veprime të tilla, të denoncojnë rastet pranë zyrave apo mjeteve të komunikimit të vëna në dispozicion nga SHÇBA.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet punonjesi i bashkise ne fier fier arrestohet punonjesi i bashkise ne fier fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2021, 13:11

TIRANË– Policia e Tiranës ka mbërritur në shtëpinë e Mexhit Picarit, 52-vjeçarit që vrau sot ish-dhëndrrin e tij. Balkanweb ka publikuar dhe foto ng...