Bota

Pasi viziton Kosovën, Nikos Dendias: Do të rikthehem pas disa muajsh

4 Qershor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Pasi viziton Kosovën, Nikos Dendias: Do të rikthehem pas disa muajsh

KOSOVË– Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka paralajmëruar se do të vizitojë Kosovën edhe pas disa muajsh, derisa ka shkruar detaje nga takimet e tij me liderët e vendit.

Me anë të një dekarate që ai ka bërë në Twitter ai ka falenderuar për mikpritjen dhe ka lajmëruar se pas pak muajsh do të kthehet përsëri në prishtinë për të forcuar akoma më shumë lidhjetë me Kosovën. Dendias ka thënë se e vlerëson shumë punën e EULEX Kosova ku edhe po shërbejnë aktualisht zyratrë grek.

Ministri i jashtëm i Greqisë ka thënë se e përkrah plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe se kjo ishte një zgjidhje shumë e mirë jo vetëm për Kosovën por për gjithë Ballkanin, duke shtuar se do të vazhdojnë ta mbështesin.

I would like to underline Greece’s commitment to NATO’s longest standing operation, KFOR. We will continue supporting it to fulfill its mandate in a fair and impartial way. #Pristina

— Nikos Dendias (@NikosDendias) June 4, 2021

“Më lejoni t’ju falënderoj për mikpritjen e mirë sot në Prishtinë. Do të kthehem këtu pas pak muajsh, dhe vizita ime sot nënvizon përkushtimin tonë që t’i rrisim edhe më tutje lidhjet me ju. Ne besojmë që i tërë Ballkani Perëndimor duhet të jetë i lidhur me gazsjellësin Trans-Adriatrik, përmes ndërlidhësve të gazit. Ne po ashtu mund të sigurojmë përkrahje dhe udhëzime në reduktimin e varshmërisë në linjit dhe ta zgjerojmë përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme. Greqia në mënyrë konsistente tash, për dy dekada, ka avokuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Qeveria e kryeministrit Mitsotakis mbetet e ankoruar fort për këtë përkushtim. Dendias ka thënë që rajoni nuk duhet t’i lejojë ndikimet e jashtme që ta prishin stabilitetin, teksa tha se do ta përkrahin plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Ne nuk duhet t’i lejojmë fuqitë e tjera që ta minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë, duke tentuar që të krijojnë sfera ndikimesh apo të provojnë që ta ngulitin veten duke iu referuar afiniteteve kulturore, historike apo fetare. Ne e vlerësojmë punën e ndërmarrë nga EULEX Kosova, në të cilën aktualisht po shërbejnë disa zyrtarë grekë. Do t’i shoh ata në fund të pranisë sime këtu. Ne e përkrahim plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Shfrytëzoj këtë rast të pranisë sime këtu që t’i nxis edhe njëherë të gjitha palët që t’i intensifikojnë përshtypjet e tyre në mënyrë që ta arrijnë një zgjidhje ligjërisht të obligueshme dhe zbatueshme. Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli që ta stabilizojë të gjithë rajonin, si dhe ta sjellë rajonin afër me familje n evropiane. Jam në kontakt shumë të rregullt me mikun tim dhe ish-kolegun, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak. Do të doja që ta nënvizoj përkushtimin e Greqisë në operacionin e gjatë të NATO-s. Do të vazhdojmë që ta përkrahim atë që ta përmbushë mandatin e vet në një mënyrë fer dhe të paanshme”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dendias ne greqi nikos dendias dendias ne greqi nikos dendias

Sondazh

Poll