Bota

Ministrja e Jashtme e Kosovës pret homologun Dendias, ministri grek: Jemi pro liberalizimit të vizave!

4 Qershor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Ministrja e Jashtme e Kosovës pret homologun Dendias, ministri grek: Jemi

PRISHTINË– Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur ditën e sotme në takim homologun grek, Nikos Dendias, ku kanë diskutuar reth liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe dialogun me Serbinë,

Gjatë një konference të përbashkët, në fjalën e tij Dendias tha se Greqia vazhdon të jetë në favor të liberalizmit të vizave dhe është në mbështetje të Kosovës në sundimin e ligjit.

Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje. Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha ai. 

Lajmi Kryesor: Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Prishtinën! Pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës (AXHENDA)

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla nikos dendias viziton prishtinen donika gërvalla nikos dendias viziton prishtinen

Sondazh

Poll