Bota

EPIKE/ U zgjuan në 3 të mëngjesit, donin të laheshin në oqean! 9-vjeçarja merr motrën e vogël dhe niset me makinë drejt

4 Qershor 2021, 08:50 Nga DOSJA
EPIKE/ U zgjuan në 3 të mëngjesit, donin të laheshin në

SHBA– Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Utah, SHBA. Dy të mitura, të nisura nga dëshira për të shkuar në plazh dhe për tu larë, kanë marrë makinën e prindërve dhe janë nisur drejt Kalifornisë.

Policia gjeti në rrugë vajzën 9-vjeçare që po ngiste një makinë dhe si pasagjere në vend të parë kishte motrën e saj të vogël vetëm 4 vjeç. Ato kishin kaluar në dy rrugë kryesore me shumë trafik përpara se të përplaseshin me një kamion. Fatmirësisht të dyja mbetën të pa lënduara nga ky aksident pasi kishin vendosur rripin.

Vogëlushet e trembura iu thanë policëve se donin që të shkon në Kaliforni për t’u larë në oqean.

Officers got quite a surprise when they responded to an accident this morning & discovered the driver was a 9yo girl. The young girl & her 4yo sister apparently snagged the keys to the family car while their parents were sleeping & set out on their own summer adventure. #wvc pic.twitter.com/evHq3DiBRC

— WVC Police (@WVCPD) June 2, 2021

Sipas policisë, vajzat ishin ngritur në 3 të mëngjesit dhe morën makinën Chevy Malibu të prindërve që në ato momente po flinin gjumë. Plani i tyre ishte të shkonin në Kaliforni, një udhëtim që zgjat të paktën 10 orë, për një ditë në plazh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota femijet marrin makinen per plazh femijet ne shba plazh ne shba femijet marrin makinen per plazh femijet ne shba plazh ne shba

Sondazh

Poll