Bota

Dendias në Prishtinë, takim me liderët e vendit, Kurti dhe Osmani kërkojnë njohjen e Kosovës nga shteti helen, diplomati g

4 Qershor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Dendias në Prishtinë, takim me liderët e vendit, Kurti dhe Osmani

PRISHTINË– Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka vizituar ditën e sotme Prishtinën është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe politikanë të tjerë të Kosovës.

Dendias fillimisht është takuar me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla, me të cilën ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për liberalizimin e vizave të Kosovës nga BE-ja. Dendias i ka premtuar Gërvallës, se Greqia do të mbështesë, Kosovës në liberalizimin e vizave si dhe në sundimin e ligjit.

Gjatë vizitës në Kosovë, Dendias ka bërë të ditur se do të vizitojë sërish Kosovën pas disa muajsh, si dhe se vizitat e tij do të shërbejnë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrdhënieve dy palëshe. Ai më tej ka deklaruar se Greqia do të mbështesë në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tha se është në kontakt me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilin do të udhëzoj për mbështetjen e Greqisë në zgjidhjen e problemeve.  

Presidentja Osmani pas takimit me Dendias është shprehur se i ka kërkuar atij që të vendosin marrëdhënie diplomatike. Të njejtën kërkesë Dendias i ka bërë edhe kryeministri Kurti, gjatë takimit me të, ku folën për dialogun Serbi-Kosovë si dhe për rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.  

Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit 2020 ku është shprehur se njohja se Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën e tij në Prishtinë.

(I.A;kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora nikos dendias viziton prishtinen nikos dendias viziton prishtinen

Sondazh

Poll