Bota

Vritet shqiptari në Gjermani! Qëllohet me breshëri armësh brenda ‘Porsche Cayenne’ Armin Neziri, i dënuar në 2017-ën

4 Qershor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Vritet shqiptari në Gjermani! Qëllohet me breshëri armësh

GJERMANI–Skena si një film aksion! Kështu e përshkruajnë mediat gjermane ekzekutimin e shqiptarit, Armin Neziri në Gjermani.  BILN raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Hanoverit.

Mësohet se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500, Rinor Z., pati një debat të ashpër që më pas solli dhe vrasjen e shqiptarit.

I ndjeri ishte i njohur për policinë pasi ka qëlluar një 25-vjeçar në 2017-ën. Ai u dorëzua një ditë më vonë, por u la nga paraburgimi katër javë më vonë. Në atë kohë kishte dyshime se mund të kishte qenë një mosmarrëveshje në biznesin e drogës ose prostitucionit.

Dëshmitarët kanë bërë me dije për mediat vendase, dy makina kishin ndaluar në një semafor dhe kanë nisur një debat të dhunshëm dhe më pas kishin pasur të shtëna. Sipas dëshmitarëve, të dy ishin përfshirë në një konflikt fizik dhe u pasuan nga disa të shtëna por policia raportoi vetëm një, që i mori jetën të riut shqiptar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora armin neziri vritet shqiptari ne gjermani armin neziri vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll