Aktualitet

Sot e vrau pa iu dridhur qerpiku, çfarë deklaronte në media Mexhit Picari për dhëndrin: E kam kapur vetë, kishte lidhje ja

4 Qershor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Sot e vrau pa iu dridhur qerpiku, çfarë deklaronte në media

TIRANË– Vrasja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, ka ardhur pas një konflikti të hershëm në familje.

Në shtator të vitit 2020, ish efektivi Mexhit Picari ka rrëfyer historinë e dhëndrit dhe vajzës së tij për emisionin Uniko,  ku asokohe pretendonte se Kudret Saliaj e ka tradhtuar vajzën e tij, Dhurata Saliajn.

Babai i Dhuratës, Mexhit Picari ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash.

Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash.

Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt për emisionin Uniko.

Kudret Salija u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori dhe njëkohësisht avokati i viktimës Adrian Cama.

Lajmi Kryesor: PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orarin e gjyqit, me urdhër-mbrojtje ndaj ish-policit

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll