Aktualitet

E shkarkoi Vettingu para tre vitesh, kush është avokati që u plagos në Tiranë, çështjet e BUJSHME që ka hetuar, nga R

4 Qershor 2021, 12:06 Nga DOSJA
E shkarkoi Vettingu para tre vitesh, kush është avokati që u

TIRANË– Adriatik Cama është avokati i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Tiranë, teksa ishte ulur në një bar-kafe pranë Gjykatës së Tiranës me viktimën Kudret Saliaj.

Cama është emër jo pak i njohur, pasi ka qenë prokuror dhe aktualisht është avokati mbrojtës i efektivit të forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau Klodian Rashën më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Kush është Adriatik Cama?

Adriatik Cama u shkarkua si prokuror i Prokurorisë së Tiranës nga KPK-ja më 12 korrik të vitit 2018. Sipas dosjes në Vetting, një raport nga DSIK ngrinte dyshime për përfshirjen e Camës në një aferë korruptive në vitin 2005, kohë kur ai drejtonte Prokurorinë e Lushnjes. Sipas KPK, bashkë me një prokuror tjetër, Cama kishte marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij. Në raport thuhej se Cama kishte zëvendësuar prokurorin e çështjes me një tjetër, i cili në 2 ëershor 2005 kishte pushuar çështjen.

Sipas trupës së KPK, Adriatik Cama ishte person i mundshëm për t’u vënë nën presionin e personave të inkriminuar, sepse kishte pasur kontakte të papërshtatshme duke shkëmbyer dhurata apo favore me persona të përshirë në krimin e organizuar. Ky pretendim u kundërshtua me forcë nga ana e prokurorit Cama. Edhe kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit ku KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre.  Një nga çështjet më të bujshme që ai ka hetuar është ajo për 21 Janarin.

Po ashtu, Cama ka qenë prokuror edhe në çështjen e atentatit ndaj aktorit Mishel Prela Manoku, ngjarje e ndodhur në Korrik të vitit 2017. Një nga çështjet e bujshme që ka përfaqësuar si ish-prokuror Cama ka qenë edhe procesi ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

LAJMI KRYESOR: PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orarin e gjyqit, me urdhër-mbrojtje ndaj ish-policit

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik cama kudret saliaj plagoset adriatik cama vritet kudret saliaj adriatik cama kudret saliaj plagoset adriatik cama vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll