Aktualitet

Vrau ish-dhëndrin, Mexhit Picari: E vrava për dinjitetin e vajzës, ma akuzoi pa të drejtë

4 Qershor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Vrau ish-dhëndrin, Mexhit Picari: E vrava për dinjitetin e

TIRANË– Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Salaijt në Tiranë, është arrestuar nga Policia. Përballë efektivëve ai është shprehur se vrau ish dhëndrin e tij pasi donte të vinte në vend dinjitetin e vajzës. Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë.

‘E vrava për dinjitetin e vajzës, ma akuzoi pa të drejtë‘- është shprehur ai.

Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orarin e gjyqit, me urdhër-mbrojtje ndaj ish-policit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje tek gjykata e tiranes vrasje tek gjykata e tiranes

Sondazh

Poll