Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt brenda lokalit! Plumbat përfunduan në redaksinë e Dosja.al, gëzhoja dhe shenja e mbetur në mur…xh

4 Qershor 2021, 12:20 Nga DOSJA

TIRANË– Kudret Saliaj u vra paraditen e sotme nga vjehrri i tij, ish-polici privat Mexhit Picari. Teksa autori po largohej nga vendi i ngjarjes, autori ka shtënë edhe disa herë në ajër dhe disa nga plumbat kanë përfunduar në redaksinë e Dosja.al.

Siç edhe duket edhe nga pamjet e mëposhtme, plumbi ka depërtuar në xham dhe më pas ka bërë rikoshet në mur, por pa lënë asnjë të lënduar. Gëzhoja gjithashtu mbeti në dyshemenë e redaksisë, për t’u marrë më pas nga grupi i kriminalistikës. Këta të fundit morën gëzhojën për ta dërguar në laborator, ku do të ekspertohet nëse ka dalë nga e njëjta armë që përdori autori për të qëlluar dhëndrin e tij.

LAJMI KRYESOR: PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orarin e gjyqit, me urdhër-mbrojtje ndaj ish-policit

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj mexhip picari plagoset adriatik cama tirane vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj kudret saliaj mexhip picari plagoset adriatik cama tirane vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll