Aktualitet

Tradhti dhe dhunë/ HISTORIA e divorcit që sot kulmoi në vrasjen e Kudret Saliajt, viktima rrihej nga ish-vjehrri e gruaja (E

4 Qershor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Tradhti dhe dhunë/ HISTORIA e divorcit që sot kulmoi në vrasjen e

TIRANË– Paraditja e sotme është përgjakur nga një vrasje e ndodhur brenda një lokali pranë Gjykatës së Tiranës. Dosja.al ka mësuar se vjehrri Mexhit Picari ka qëlluar për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliajn. Divorci i tyre kishte bërë bujë edhe në media, për shkak të akuzave për dhunë dhe tradhëti.

“Emisioni Uniko” vitin e shkuar raportoi se brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike.

Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn madje dhe për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime. Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, të kishte kërcënuar vjehrrën, madje dhe për tradhti bashkëshortore,”-thuhet në emision.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

LAJMI KRYESOR: PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orarin e gjyqit, me urdhër-mbrotje ndaj ish-policit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj mexhip picari plagoset adriatik cama tirane vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj kudret saliaj mexhip picari plagoset adriatik cama tirane vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2021, 10:22

TIRANË– Një i mitur është shoqëruar nga Policia e Shtetit, disa minuta pas vrasjes së ndodhur brenda një lokali pranë Gjykatës së Tiranës. I mituri s...