Aktualitet

Vrau ish-dhëndrin se i keqtrajtonte vajzën/ Çifti po divorcohej, sot vendosej se më kë do rrinte djali i madh

4 Qershor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Vrau ish-dhëndrin se i keqtrajtonte vajzën/ Çifti po

TIRANË– Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë ku mbeti i vrarë Kudret Salia. Ai u qëllua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.

Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte.

Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori dhe njëkohësisht avokati i viktimës Adrian Cama. Cama është jashtë rrezikut për jetën.

PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orarin e gjyqit, me urdhër-mbrotje ndaj ish-policit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vrasje tek gjykata e tiranes vrasje tek gjykata e tiranes

Sondazh

Poll