Aktualitet

Ekzekutoi ish-dhëndrin e tij në Tiranë, arrestohet autori i krimit

4 Qershor 2021, 11:05 Nga DOSJA
Ekzekutoi ish-dhëndrin e tij në Tiranë, arrestohet autori i

TIRANË– Mexhit Picari, autori i cili u qëlloi pa mëshirë drejt ish-dhëndrit të tij, Kudret Saliaj është arrestuar. Bëhet me dije se arrestimi i tij është bërë pranë banesës së tij.

Ai qëlloi me 8 plumba drejt ish-dhëndrit të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Dhe avokati Adriatik Camaj mori një plagë në trup. Ky i fundit ka marrë një plumb në shpatull, megjithatë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Policia vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.Ky shtetas, rreth orës 11:50, në një lokal në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. (ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orarin e gjyqit, me urdhër-mbrotje ndaj ish-policit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mexhit picari vrasje tek gjykata e tiranes mexhit picari vrasje tek gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2021, 10:22

TIRANË– Një i mitur është shoqëruar nga Policia e Shtetit, disa minuta pas vrasjes së ndodhur brenda një lokali pranë Gjykatës së Tiranës. I mituri s...