Politike

“Futu brenda, shpejt në zyrë”, Andi Bushati: Bashën e ngrenë nga veshët ambasadorët, me një fishkëllimë ai merr mal

3 Qershor 2021, 21:06 Nga DOSJA
“Futu brenda, shpejt në zyrë”, Andi Bushati: Bashën e

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha është një nga ata persona që kapet nga veshët nga ambasadorët. I ftuar në “Open”, Bushati tha se Basha me një fishkëllimë të mabasadorëve, merr malet.

Kjo gjë u kundërshtua nga Agron Gjekmarkaj, i cili tha se po të ishte Basha nga ata persona që ka frikë ambasadorët, nuk do të kishte bërë asnjë nga lëvizjet që ka bërë deri më tani.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Kur themi lëvizje masive popullore, e ka fjalën për…

Andi Bushati: Nuk kam fare besim tek fjalët e tij, varet se sa do e ngrenë për veshësh ambasadorët. Po e ngritën dhe po i thanë ata ‘futu në zyrë, futu në zyrë’…me fishkëllimën e parë të një ambasadori merr mallet ai.

Agron Gjekmarkaj: Unë kam mbrojtur vendimet e PD-së. kam qenë një nga ata që ka thënë se duhej bërë një rezistencë më e madhe….por, nëse Basha do të kishte frikë nga ambasadorët, nuk do të kishte bërë ato lëizje që ka bërë. Dhe nëse ka diçka të vërtetë që Bushati e than ë mënyrë teatrale, mendoj se kryetari i Opozitës duhet të jetë në një marrëdhënie shumë të mirë me ambasadorët, por aspak të kompleksuar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati lulzim basha andi bushati lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 3 Qershor 2021, 18:25

TIRANË– Shqipëria do të kthehet në “Big Brother” dhe do të jetë nën monitorimin e Turqisë. Kjo është një nga pikat e diskutuara në Turqi, në vizitën dy dit...

Politike 3 Qershor 2021, 17:24

TIRANË– Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Am...