Politike

10 ditë larg/ Edith Harxhi njeh zgjedhjet e 25 prillit: Kryeministri fitoi. Nishani: Jam për luftë, për betejë, askush s’

3 Qershor 2021, 20:59 Nga DOSJA
10 ditë larg/ Edith Harxhi njeh zgjedhjet e 25 prillit: Kryeministri fitoi.

TIRANË– Grupi për PD-në ka vijuar takimet e përditshme me demokratët, ndërkohë që kanë mbetur vetë, 10 ditë nga zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Partinë Demokratike. Vetë një nga kandidatet, Edith Harxhi tha se ajo e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. E pranishme në Berat, në një takim me demokratët, Harxhi u shpreh se zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtarët dhe se nuk ka vjedhur askush asgjë, por që i ka fituar vetë kryeministri Edi Rama.

“Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që  vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri?”- tha ajo.

I pranishëm në takim me Harxhin, ish-Presidenti dhe Kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani, tha se edhe sikur të dojë Basha, nuk e largon dot nga Partia Demokratike. Nishani shtoi se ai është për betejë dhe për luftë, vetëm që kryeministri Rama të rrëzohet.

“Nuk me dëbon dot mua as Basha, asnjë, unë jam anëtar i PD-së. Unë jam për betejë, për luftë. Nëse deri në dhjetor do të mundet Edi Rama, apo 2022, apo 2024 si kryeministër, siç thotë Basha, unë do të kërkoj falje të madhe.  Nëse bën një projekt, rritesh dhe hapesh dhe përfaqësohemi në të gjithë Shqipërinë me personazhe që mbledhin vota, e rrëzojmë edhe për dy vite Edi Ramën,”- tha Nishani.

Kandidati tjetër, Fatbardh Kadilli ishte sot një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë, nga ku tha se Basha është ngatërruar sepse kryeministri Edi Rama nuk largohet duke i thënë ‘Rama ik’. Kadilli ironizoi dhe deklaratat e Bashës, i cili ka thënë më herët se vetëm kur të kalohet mbi trupin e tij do shembeshin shtëpitë e banorëve në Astir.

“Ai nuk largohet duke i thënë ‘Rama ik’, duhet të jemi ne të zotë të ngremë një baticë të madhe elektorale për ta përjashtuar atë nga pushteti. Nëse nuk e bëjmë dot këtë, nuk është faji i askujt, përveç liderit. Ndaj mora vendimin por të dalë këtu sepse e kam parë sesi e ka kuptuar gabim ai opozitën, ka shkuar drejt një opozite spontane me kauza që i gjen në rrugë si sende. Do kaloni mbi trupin tonë për të bërë këtë apo atë, me kauza të vogla,”- tha Kadilli.

PD është vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve. Zgjedhjet pritet të mbahen më 13 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani edith harxhi fatbardh kadilli grupi per pd bujar nishani edith harxhi fatbardh kadilli grupi per pd

Sondazh

Poll

Politike 3 Qershor 2021, 18:25

TIRANË– Shqipëria do të kthehet në “Big Brother” dhe do të jetë nën monitorimin e Turqisë. Kjo është një nga pikat e diskutuara në Turqi, në vizitën dy dit...

Politike 3 Qershor 2021, 17:24

TIRANË– Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Am...