Bota

“Shko vishu mirë”, deputetja femër përjashtohet nga Parlamenti për veshjen e pantallonave të ngushta

3 Qershor 2021, 21:08 Nga DOSJA
“Shko vishu mirë”, deputetja femër përjashtohet nga

TANZANI– Condester Sichwale, një deputete femër nga Tanzania, u përjashtua nga parlamenti të Martën për veshjen e saj “të çuditshme”. Mediat e huaja raportojnë se deputetja ishte paraqitur në parlament e veshur me pantallona të ngushta.

Condester Sichwale u largua nga seanca pasi Husein Amar u ankua për veshjen e saj. Husein Amar argumentoi se parlamenti ishte një reflektim i shoqërisë, duke cituar një pjesë të rregullave të parlamentit që ndalon ligjvënësit femra të veshin xhinse të ngushta.

Disa nga motrat tona kanë veshur rroba të çuditshme … Çfarë po i tregojnë shoqërisë?“- tha Amar.
Pas fjalëve të deputetit kryetari Job Ndugai, e përjashtoi deputeten nga seanca duke e lejuar të kthehej sërisht me një veshje të përshtatshme.

“Shko vishu mirë, dhe … Bashkohu me ne përsëri më vonë,” -i tha Kryetari Job Ndugai Condester Sichwale.

Kryetari i punës Ndugai tha se kjo nuk ishte hera e parë që ai merrte një ankesë në lidhje me veshjen e grave deputete të Parlamentit dhe udhëzoi urdhëruesit e dhomës që të refuzonin aksesin për këdo që ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota condester sichwale husein amar job ndugai parlamenti ne tanzani condester sichwale husein amar job ndugai parlamenti ne tanzani

Sondazh

Poll