Bota

Haradinaj: Milionerë nuk janë bërë vetëm anëtarët e UÇK-së

3 Qershor 2021, 19:42 Nga DOSJA
Haradinaj: Milionerë nuk janë bërë vetëm

KOSOVË- Kryetari i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj është shprehur se jo të gjithë pjestarët e UÇK-së janë bërë milionerë dhe të pasur por disa prej tyre. Në një intervistë për ‘Pressing’, Haradinaj ka thënë se në krahasim me fëmijet e Jugosllavëve, pjestarët e UÇK-së nuk kanë pasuri.

“Nuk janë bë veç UCK-ja milionerë, ndonjë i UCK’së edhe është bë. Por, shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve. Ne nuk po e themi këtë sepse nuk po duam ta fyejmë popullin tonë. Askush që ka marrë pjesë në luftë nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi”, tha Haradinaj.

Më tej, në lidhje me anti-UÇK-në ai ka thënë se ajo nuk do të jetë kurrë në qeveri, pasi i gjithë populli është UÇK.

“Anti-UCK s’mundet me qenë qeveria dhe po të dojë, sepse populli është UCK. Anti-themeleve të shtetit, po. Veprimet e qeverisë i dëmtojnë themelet e shtetësisë tonë”, shtoi Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj uck ramush haradinaj uck

Sondazh

Poll