Me 68 deputetë pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin që do ti hapë rrugë hetimit dhe gjykimit mbi krimet e luftës
3 Qershor 2021, 19:22Nga DOSJA
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot unanimisht Projektligjin “për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale” që do t’i hapë rrugë hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës në Kosovë.
Sipas mediave kosovare, pro këtyre ndryshimeve u shprehën 68 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, ndërsa nga viti 2015, këtë rol e kanë marrë institucionet e Kosovës.
Prej vitit 2000-2008, UNIMK-u ka qenë autoriteti, i cili ka trajtuar çështjet e krimeve të luftës. Ky mision ka ngritur aktakuza ndaj 3 serbëve, 19 shqiptarëve dhe një malazezi, por për të gjitha këto raste ka dënuar vetëm një person për krime lufte.
Pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut, përgjegjësitë në këtë fushë janë kaluar te misioni i Bashkimit Evropian EULEX, i cili ka funksionuar prej vitit 2009-2018. Por ky mision ka pasur kompetenca ekzekutive deri në vitin 2014.
EULEX-i gjatë kësaj periudhe ka ngritur aktakuza për krime lufte kundër 11 serbëve, 39 shqiptarëve, një malazezi dhe një personi nga komuniteti RAE. Ndërsa pas kalimit të kompetencave tek autoritetet e Kosovës, në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor 2020 aktakuza për krime lufte kundër 39 personave.
Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13.500 persona, ndërsa 1.600 ende konsiderohen të pagjetur.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj ka humbur jetën ditën e sotme. Gazeta Ekspres shkruan se, Ljuljduraj ka humbur j...
BJELLORUSI- Bjellorusia ka thënë se do të zvogëlojë numrin e lejuar të diplomatëve dhe pjesës tjetër të stafit në Ambasadën amerikane në Minsk dhe do të ashpërs...
RIO DE JANERIO– Një ndërtesë 4-katëshe është shembur në Rio de Janeiro ditën e sotme ku kanë mbetur të vdekur dy persona.Reuters shkruan se sipas rrëfimev...
TAJVAN-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajvan, ku një person ka mbetur ka mbetur i plagosur pasi një anije e madhe mallrash, është përplasur me vinçin ...
SHBA- Zyrtarë të lartë të administratës Biden njoftuan se të enjten do të lëshohet një urdhër i ri ekzekutiv që u ndalon njësive amerikane blerjen ose shitjen e...
GREQI-Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga grabitësit në shtëpinë e saj ka tërhequr vëmebndjen e mediave britanike. The sun i ka kushtuar një artikul...
Shtete e Bashkuara do të dhurojnë 75 % të dozave të vaksinave, të papërdorura kundër koronavirusit.Sipas njoftimit të Shtëpisë e Bardhë këto dhurime do të bëhen...
TURQI-Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar publikisht se ai ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.Sipas mediave turke kjo dek...
GREQI-Ministri grek Nikos Dendias gjatë një deklarate ditën e sotme ka folur për çështjen e ‘non-paper 2’e cila ka të bëje me rishikimin e kufinjve në Ba...