Bota

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit në Bruksel ishin skandaloze, nuk mund të barazohen krimet e luftës nga Serbia

3 Qershor 2021, 19:51 Nga DOSJA
Haradinaj: Deklaratat e Kurtit në Bruksel ishin skandaloze, nuk mund

KOSOVË- Kryetari i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj i ka quajtur skandaloze deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, pas darkës me Josep Borrell. I ftuar në “Pressing”, Haradinaj është shprehur se krimet e luftës së Serbisë nuk mund të barazohen me asnjë popull të ish-jugosllavisë, dhe aq më pak me popullin shqiptarë.

“Nuk e ka bërë për nënat, por për djemtë që janë munduar t’i mbrojnë ato nëna. Djemtë e Gjakovës janë munduar me aq sa munden të mbrojnë banorët ndaj një force shumë më të madhe. Është dashur të ketë kujdes se cfarë po flet. Nuk mund të barazohen krimet e luftës të Serbisë me asnjë popull të ish-Jugosllavisë e aq më pak me shqiptarët”, tha Haradinaj.

Kurti gjatë vizitës në Bruksel është shprehur se Kosova duhet që të ulet si e barabartë me Serbinë në dialog.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti ramush haradinaj albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll