Bota

Eva Millona, shqiptarja e parë që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA: Jam e nderuar që kam pran

3 Qershor 2021, 19:39 Nga DOSJA
Eva Millona, shqiptarja e parë që emërohet në nivelin

SHBA-Një shqiptaro-amerikane e quajtur Eva Millona është vlerësuar me pozitë të lartë nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden, dhe me anë të një njoftimi që ajo ka bërë në Twitter, ka lajmëruar se është emëruar ndihmës sekretare në Departamentin e Homelande Security.

Ky është posti më i lartë që ka mbajtur ndonjëherë në administratën amerikane një shtetas shqiptar, i lindur në Shqipëri. Millona ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitet 1980 dhe ka shënuar një bilanc të madh arritjesh në karrierës së saj, shkruan gazetatema. Në Shqipëri, ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1989 në 1992.

It’s with mixed emotions that I announce that, after 12 years of leading @MIRACoalition, my last day will be on May 24th. I’m honored and humbled to have accepted a senior leadership position with the Biden-Harris administration serving @SecMayorkas at @DHSgov. pic.twitter.com/mLzPBXUm9F

— Eva A. Millona (@EvaMillona) May 17, 2021

” Jam e nderuar dhe e përulur që kam pranuar një pozitë të lartë drejtuese me administratën Biden-Harris duke shërbyer si ndihmës sekretare në Departamentin e Homelande Security.”-ka shkruar ajo.

Pasi emigroi në SH.B.A., ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror dhe më pas në 1999 u bashkua me MIRA (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtoreshë. Ajo u bë drejtore Ekzekutive në vitin 2008 dhe sot njihet si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.

Gjithashtu, Millona ka dhënë kontribut të madh në Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile, Këshillin Këshillimor të Guvernatorit të Masaçusetsit për Refugjatët dhe Emigrantët, Këshillin e Prokurorit të Përgjithshëm për Amerikanët e Ri dhe Bordin Këshillëdhënës për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Bostonit për Avancimin e Imigrantëve.

Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainwright 2010.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota eva millona joe biden shqiptarja emerohet ne administraten amerikane eva millona joe biden shqiptarja emerohet ne administraten amerikane

Sondazh

Poll