Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Haradinaj: Në Prishtinë do të jetë një garë e ngushtë 

3 Qershor 2021, 20:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Haradinaj: Në Prishtinë do

KOSOVË- Kryetari i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se zgjedhjet lokale në Prishtinë, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, se do të jetë një garë e ngushtë.

I ftuar në “Pressing”, Haradinaj ka thënë se të gjitha partitë në Prishtinë kanë një strukturë të fortë dhe gara në Prishtinë mund të ndryshojë.   

“I kuptoj plot analista që ne na lojnë në rend të dytë. Ne mendojmë se mund të jetë ndryshe. Duhet t’i respektojmë kandidatët. Shumëçka do të varet nga mobilizimi i partive. Vota vjen edhe si frymë e si koncept, po edhe si strukturë. VV’ja ka strukturë të mirë organizuar në Prishtinë, gjithashtu edhe LDK e PDK, por edhe ne e kemi kthyer mirë gjendjen. Do të jetë një garë e ngushtë në mes të të gjithëve. Pra mund të ndryshojë gjendja në Prishtinë”, tha Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove ramush haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll