Bota

Humb jetën sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, policia: Ka pësuar arrest kardiak në rrugë

3 Qershor 2021, 19:13 Nga DOSJA
Humb jetën sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në

KOSOVË- Sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj ka humbur jetën ditën e sotme. Gazeta Ekspres shkruan se, Ljuljduraj ka humbur jetë gjatë një arresti kardiak, teksa ishte duke ecur në Prishtinë.

Vdekjen e Ljuljduraj, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, në njoftimin e së cilës shkruhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni humb jeten diplomati malazez ne kosove nikolla ljuljduraj humb jeten diplomati malazez ne kosove nikolla ljuljduraj

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2021, 17:22

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur optimist për dialogun Kosovë-Serbi. Në një postim në Instagram, pas takimit me të dër...