Art&Argëtim

Mbipopullohet bregdeti i Shëngjinit në ‘UNUM Festival’, mijëra të rinj dhe të reja dëfrehen nën tingujt e muzikës el

3 Qershor 2021, 19:38 Nga DOSJA
Mbipopullohet bregdeti i Shëngjinit në ‘UNUM Festival’,

SHËNGJIN– Të rinj e të reja nga e gjithë bota janë bashkuar në plazhin e Shëngjinit. Festivali UNUM ka grumbulluar shqiptarë e turistë të dëfrehen nën ritmet e muzikës elektronike. Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t’i zbatojnë.

Festivali UNUM ka ndarë pamje nga festa e sotme me anë të një video të shpërndarë në youtube nga Mawifamily.

Drejtori i Unum festival Mousa Ceesay, ka treguar se hapja e këtij festivali është guri i parë i themelit dhe ky event duhet të vazhdojë në të ardhmen.

Rreth 6 mijë të rinj nga Italia, Belgjika, Gjermania, Franca, Hollanda, Zvicrra nga rajoni e nga përtej Europes kanë mbërritur në vendin tonë për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture bregdeti i shengjinit covid-19 mousa ceesay unum bregdeti i shengjinit covid-19 mousa ceesay unum

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Qershor 2021, 13:19

TIRANË– Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të pakëndshme që i ka nodhur me portalet.  Tre vjet më pare ajo bëri një post...