Art&Argëtim

Ndarja e nga jeta e Pirro Manit, Rama i pikëlluar: Lamtumirë usta, pa ty kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të i

3 Qershor 2021, 13:13 Nga DOSJA
Ndarja e nga jeta e Pirro Manit, Rama i pikëlluar: Lamtumirë usta, pa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën ustait të madh të skenës teatrore, i cili mbylli sytë ditën e sotme, Piro Mani.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se pa Manin, kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

“LAMTUMIRË USTA! Piro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes,”- shkruan Rama krah një fotojë në një status në Facebook.

Aktori dhe regjisori Piro Mani, një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture piro mani vdes piro mani piro mani vdes piro mani

Sondazh

Poll