Art&Argëtim

‘Bamkë, më sill dashin që të prin kopenë!’/ Piro Mani, mjeshtri që bëri shqiptarët të ‘fiksohen’

3 Qershor 2021, 12:22 Nga DOSJA
‘Bamkë, më sill dashin që të prin kopenë!’/

TIRANË– Sot, arti shqiptar ka humbur një nga “perlat” dhe themeluesit e Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare, Piro Manin. “Artisti i Popullit”, i cili kreu studimet në Moskë, u kthye në Shqipëri në vitet ’60 për t’u kthyer në legjendë të gjallë për artin e vendit. Rolet në filma, i ka vetëm 3 por që kanë zënë vend në memorien e qytetarëve shqiptarë. Personazhi negativ, ai i Sali Protopapës në filmin “I teti në bronx” ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve, aq sa batutat e tij ende përdoren në përditshmëri. Veçori e rrallë kjo për një personazh negativ, aq më tepër për një “ballist” në kohën e regjimit diktatorial. Por ndryshe nga filmi, Mani gjeti zemrën në Teatër, duke luajtur me qindra role, e duke drejtuar për vite me radhë institucione të rëndësishme arti, që e kthen në “babanë” e Teatrit shqiptar.

BATUTAT E FILMIT: 

Sali Protopapa: Ore Bamkë! Po nuk më solle dashin që prin kopenë, do të të quaj doç i doçërve. Do ta therr këtu në merr të sofrës.

Sali Protopapa: Do të presim dhe një minutë. Dhe nëse nuk nxjerrini atë partizanin, atë doç komunisti Ibrahimi. Unë do të pushkatoj…dmth gjermani…po edhe unë bashkë më gjermanin do të pushkatojmë 10 burra nga fshati.

LAJMI KRYESOR: ARTI SHQIPTAR NË ZI! Shuhet patriarku i teatrit dhe kinematografisë, ndahet nga jeta në Amerikë, Piro Mani

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture piro mani vdes piro mani piro mani vdes piro mani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Qershor 2021, 18:10

KOSOVË-  Këngëtarja Gjira Kajtazi ka reaguar ashpër kundër veshjes së Melinda Ademit në klipin e ri. Melinda publioki këngën pas një muaji nga vdekja e nën...