Art&Argëtim

Rihanna i rikthehet tregut muzikor pas pauzës 5-vjeçare/ Do të publikojë projektin e ri muzikor me titull ‘R9’

3 Qershor 2021, 15:22 Nga DOSJA
Rihanna i rikthehet tregut muzikor pas pauzës 5-vjeçare/ Do të

ITALI-Këngëtarja me famë botërore Rihanna pas një kohë të gjate shkëputjeje nga tregu muzikor prej afro 5 vitesh, ka lajmëruar se do të rikthehet me një projekt të ri.

Në një intervistë për revistën ‘Vogue Italia’ në të cilën ajo është si imazh në kopertinë me një pamje krejtësisht ndryshe, 33-vjeçarja ka thënë se projekti i saj i ri i cili do të jetë albumi i nëntë për të pritet të mbajë titullin “R9”.

Këngët parashikohet të jenë hite të radhës, duke marrë në konsideratë faktin se Rihanna është një prej këngëtareve më të dëgjuara në botë. Albumi i fundit i saj ishte “Anti”, i publikuar në fillim të vitit 2016 i cili ka patur shumë sukses.

Më herët këngëtarja është shprehur për revistën “Time” se nuk ishte kundër bashkëpunimeve, dhe një prej tyre mund të ishte edhe me Lady Gaga, por ka theksuar se Drake nuk do të jetë një prej tyre.

33-vjeçarja, është bërë këngëtarja e dytë pas Madonna-s, e cila arrin të pozojë për katër revista “Vogue” në mbarë botën: American Vogue, British Vogue, Vogue Paris dhe Vogue Italia.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz rihanna rihanna

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Qershor 2021, 13:19

TIRANË– Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të pakëndshme që i ka nodhur me portalet.  Tre vjet më pare ajo bëri një post...